MotoGP, homazh për Niki Hejdën, tërheq numrin 69

Niki Hejdën bëhet personalitet i përjetshëm në Botërorin e MotoGP. drejtuesit e këtij kampionati vendosën  të nderojnë Kentucky Kid, 2 vjet pas ndarjes nga jeta dhe këtë e bënë në fundjavën e Cmimit të madh të Austin në Teksas të SHBA. Drejtuesit e MotoGP tërhoqën numrin 69 nga qarkullimi nëpërmjet një konference për shtyp ku morën pjesë familjarët e Niki Hejdën mes të cilëve ishin edhe vëllai i tij Tomi e Babai Ërl me këtë të fundit që nuk i përmbajti dot emocionet ndërkohë që iu shfaqën edhe lotët në momentin që mori në duar numrin 69 të të birit.

Nuk mund të mungonin në këtë ceremoni as përfaqësuesit e skuadrës së Hondës me të cilën Niki Hejdën fitoi titullin e vetëm botëror në MotoGP në vitin 2006. Ndërkaq, MotoGP publikoi në rrjetet sociale edhe video homazh të Kentucky Kid duke kujtuar karrierën e tij si dhe fitoren e titullit botëror të 13 viteve më parë që e siguroi në garën e fundit në Valencia.

sfidanti.al