Luis Van Gal flet per Luka Tonin: Tregonte mungese respekti

‘E kritikoja Tonin se humbiste shume kohe me mengjesin-kjo eshte ajo qe ka thene Luis Van Gal ne lidhje me raportin e shkurter por te tensionuar me sulmuesin italian kur ishin te dy te Bajerni i Mynihut.

Trajneri holandez e mori drejtimin e bavarezeve ne 2009 dhe ne janar te 2010 Toni u largua nga Bajerni edhe pse shenoi 58 gola ne 89 ndeshje te luajtura me kete skuader. Numra te jashtezakonshem keta por qe nuk entuziazmuan Van Galin.

‘Toni tregonte mungese respekti ndaj meje-vijon tregimin  e tij per Luka Tonin-nuk mund ta pranoja sepse ne nje skuader grupi ka me shume rendesi se individi. Presidenti Henes? E dua Bajernin, por persa kohe ai te jete ne krye te klubit une nuk do te kthehem tek ai klub’.

Sfidanti.al