Rafael Nadal pritej qe te bente rikthimin e tij ne fushat e lojes ne turneun e Akapulkos, por kjo nuk ndodhi. Tenisti spanjoll, nr.2 i botes ndjeu serish dhimbje ne kemben e demtuar qe e detyroi te terhiqej nga Australian Open dhe mjeket i keshilluan terheqjen nga evenimenti.
Vete Nadala e konfirmoi lajmin ne nje konference per shtyp. ‘Enderroja te luaja, por ne stervitjen e fundit te zhvilluar te henen ndjeva serish dhimbje ne kemben e djathte. I njejti problem qe me detyroi te terhiqesha dhe ne Australian Open-tha Nadal-mjeket me thane qe te mos luaja per te mos e perkeqesuar gjendjen. Shpresoj te mos jete gje e madhe por deri sa te bejme analizat nuk mund te dime se çfare eshte’.
Kjo do te thote se Rafael Nadal me shume gjasa do te mungoje edhe ne Turneun Masters te Indian Wellsit qe do te nise javen e ardhshme.
Sfidanti.al