Paris Saint Germain, megaofertë Mbappesë për rinovimin

Paris Saint Germain është gati të bëjë gjithcka për të siguruar rinovimin e kontratës me Kylian Mbappe. Vetëm një ditë më parë në median spanjolle u fol për një strategji të Realit të Madridit për të arritur te ylli I kampionëve të Francës dhe kjo shtyn drejtuesit e Paris Saint Germainit që të bëjnë lëvizjen e tyre për t’u mbrojtur nga ofensiva e Los Blancos për Mbappe.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, drejtuesit e klubit parizien kanë gati një ofertë që është e pamundur të refuzohet për sulmuesin 20 vjecar dhe bëhet fjalë për një kontratë me pagë që është në nivelin e asaj të Messit dhe Ronaldos, rreth 50 milionë Euro në sezon.

Me kontratën aktuale që skadon në vitin 2022, Kylian Mbappe përfiton rreth 15 milionë Euro në sezon dhe është futbollisti I dytë më I paguar në Ligue 1 pas shokut të tij të skuadrës, Neymar

Sfidanti.al