Lioni mund të kishte marrë Kristiano Ronaldon në 2003!

Sër Aleks Fergusoni pagoi 19 milionë euro në atë kohë, që ishte një rekord i futbollit anglez për një adoleshent. Olimpiku i Lionit ishte edhe gati për të trokitur në derën e Sportingut të Lisbonës për Kristiano Ronaldos, por ajo që ndodhi e nxorri “huq”. Këshilltari i presidentit Zhan-Mishel Olas, Bernar Lakomb, thotë sot se “ajo atëherë ishte vërtet një mundësi e humbur kot”. Ronaldo ishte 17 vjeç dhe, ndonëse tepër i talentuar, ende nuk ishte ai ylli që kishte pushtuar vëmendjen e të gjithëve. Lioni ishte përpara Mançester Junajtidit në garën për transferimin e tij, pasi ishte biseduar, pastaj erdhi miqësorja e “djajve të kuq” me Sportingun që bindi lojtarët që t’i kërkonin Sër Aleksit marrjen e adoleshentit. Kur kjo ndodhi, atëherë për Lionin nuk pati shanse sepse Junajtidi ishte një klub i madh, në atë kohë po aq i shquar sa Reali i Madridit, Bajerni, Milani apo Barcelona.

Sfidanti.al