Babai i milionerit Nejmar, kundër “sistemit socialist” të futbollit!

Një babai i falen shumë reagime, dhe padyshim kështu mund të ndodhë edhe me atin e Nejmarit, pas dëmtimit të fundit të të birit në ligën franceze ndaj Strasburgut. Në një shpërthim në rrjetet sociale (Instagram), Nejmar Zhuniori akuzoi sistemin e sotëm të futbollit, duke e cilësuar “socialist”, dhe kjo sepse mediat akuzojnë djalin e tij si individualist, dhe si simulant, ndërsa ai po dëmtohet shpesh.

Babai i Nejmarit nuk arrin të sqarojë logjikën e fakteve, sesi ka mundësi që një sistem socialist futbolli i jep djalit të tij mbi 30 milionë euro rrogë në sezon, dhe sesi po ky sistem i veçon yjet e tij me rroga të jashtëzakonshme, siç e provojnë klubet kryesorë të Europës, sa për të marrë një shembull.

“Lapidar” edhe shprehja tjetër e Nejmar Zhuniorit: “Nuk është qarja e një babai, është katastrofa e një sistemi socialist në futboll, e disa mediave që e kanë mendjen vetëm për të shitur”. Ja pra, në një sistem socialist, sipas babit të Nejmarit, mediat e kanë mendjen vetëm për të shitur! Kjo, sikur bie erë diçka tjetër, por vetëm socializëm jo që jo.

Sfidanti.al