Arbitri në Francë sillet me lojtarin si Kantona me tifozin dikur!

Nuk ishte parë kurrë në një ndeshje futbolli që gjyqtari të sillej në atë mënyrë. Ndodhi në Nantë-Paris SG (0-1), kur arbitri Toni Shapron pati një moment që nuk do të dëshirojë kurrë që ta kujtojë. Nanta po kalonte në kundërsulm, kur Shapron u rrëzua (padashur) në tokë nga lojtari vendas Diego Karlos. Pasi u rrëzua në fushë, arbitri pati një reagim instinktiv duke u përpjekur ta godasë futbollistin me shkelm, por nuk e arriti dot.

Me t’u çuar në këmbë futi dorën në xhep dhe nxorri kartonin e kuq duke e përjashtuar. Për çfarë? Sepse kishte rrëzuar gjyqtarin! Edhe pse kartoni i kuq jepet kur godet apo pengon kundërshtarin, kur je lojtar i fundit, kur prek topin me dorë në zonë duke mos lejuar gol, apo shan e ofendon. Trajneri i Nantës, Klaudio Ranieri, bëri edhe ai pyetjen “përse”.

“Diego Karlos mund të dënohet edhe me një ndeshje tjetër pezullim përveç dënimit të zakonshëm, – tha ai, – Përse?” Ranieri kritikoi arbitrin duke thënë se “ne patëm një ndeshje të mirë nëse lë mënjanë kartonin e kuq dhe golin që na u anuluar”. PSG fitoi me golin e Angel Di Marisë, dhe kryeson ligën franceze me 53 pikë ndaj 42 të Monakos e Lionit, ndërsa janë luajtur 20 javë.

Sfidanti.al