Ligue 1, sezoni i ri do të nisë në 22 gusht; PSG ndeshja e parë kundër Metz

Liga Franceze e Futbollit publikoi kalendarin zyrtar të Ligue 1 të sezonit 2020/2021. Kampionati transalpin, ndër të paktët që u pezullua përpara kohe për shkak të pandemisë coronavirus, do të nisë sezonin e ri në 22 gusht, por ende nuk dihen oraret. Megjithatë pritet që kampionati të nisë ditë shtune.

Një nga kuriozitetet e shortit të kampionatit francez ishte kalendari i Paris Saint Germainit. Kampionët e Ligue 1 do të nisin mbrojtjen e titullit kundër Metz në Parkun e Princave. Dy javë më vonë do të kenë provën e parë të zjarrit të sezonit pasi do tëp resin në Paris, Olympique de Marseille, skuadra që u rendit në vendin e dytë në sezonin 2019/2020.

Sfidanti.al