Lazio, zëdhënësi ironizon: Sa bukur të shohësh Ronaldon që stërvitet, ai mundet, ne jo…

Zëdhënësi I Lazios, Arturo Diaconale rindez polemikat që kanë të bëjnë me stërvitjen e futbollistëve. Në fakt skuadra romane është më aktivja për rikthimin në punë të futbollistëve në mënyrë që kampionati të nisë sa më shpejt të jetë e mundur. Por imazhet e Cristiano Ronaldos që stëvitej në stadiumin e Madeiras e irrituan atë deri në atë pikë sa ironizoi sulmuesin portugez të Juventusit

‘Kam përshtypjen se është krijuar një lloj favoritizmi-tha Diaconale-e kam fjalën për lojtarët që janë jashtë Italisë që kanë mundësinë për të rinisur stërvitjen, sic e kanë edhe futblllistët e Lazios. Por ndryshimi është se lojtarët tanë qëndruan në shtëpi, ndërsa në Portugali pashë imazhet e shkëlqyera të Ronaldos që stërvitej në mes të një fushe futbolli. Ata jashtë janë stërvitur qetësisht, kurse ne nuk mundëm ta bëjmë. Por ata jashtë bënë mirë, sportistët profesionistë duhet të jenë gjithnjë në aktivitet fizik. Le të themi, që të tjerët kanë pasur pak më shumë avantazh’.

Sfidanti.al