Lajm nga Anglia: Juventus do Gabriel Jesus

Juventus po mendon që tani për të ardhmen dhe një prej objektivave të vendosur për merkaton e ardhshme të transferimeve është sulmuesi I Manchester City, Gabriel Jesus. Për këtë janë të bindur në Angli dhe sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, klubi bardhezi ka ndërmend të shrytëzojë problemet e Citizens me UEFA për të bërë një ofertë për sulmuesin Brazilian dhe buxheti që ka në dispozicion për operacionin është rreth 70 milionë Euro.

Ambienti I Citizens për momëntin është kompakt dhe I përqendruar  te sezoni në Angli dhe Evropë, por mbi klubin duket hija e përjashtimit të mundshëm nga Liga e Kampioneve në 2 sezonet e ardhshmet si dënim për mosrespektim të Fair Play Financiar.

Janë të shumtë ata që kanë ngritur hipotezën e një eksodi në masë të futbollistëve të Manchester City, ndërkohë që dikush shkon edhe më tej teksa flet edhe për largimin e vetë Pep Guardiolës  edhe pse ky I fundit foli me siguri të plotë për qëndrimin e tij në stolin e Citizens pavarësisht gjithckaje

Sfidanti.al