Zidane  këshillon tifozët rebelë “Mos e vërshëlleni Benzeman”!

Karim Benzema luajti me Realin e Madridit, mbas një pauze njëmujore, për shkak të një dëmtimi të pësuar, në ndeshjen me La Korunjan, fundjavën e kaluar, por, për të ardhur keq, ai u prit negativisht nga tifozët në “Bernabe”. Ky sulmues 30-vjeçar që ka shënuar vetëm dy gola në 13 ndeshje në La Liga, gjatë këtij sezoni, u vërshëllye nga tifozët, por kjo gjë nuk u pëlqye aspak nga trajneri Zinedin Zidane.

“Nuk të vjen aspak mirë që, kur ti hyn në fushë, të presin me vërshëllima. Duhet që tifozët të jenë me neve. E di që ata kanë të drejtën e tyre që të bëjnë komentet që duan, pasi kanë paguar për biletën e hyrjes, por, të paktën, gjatë 90 minuta të ndeshjes, ne duhem të kemi mbështetjen e tifozëve tanë, kurse, mbasi të mbarojë ndeshje, ata le të bëjnë çfarë të duan”, deklaroi Zidane.

Sfidanti.al