Titull e Kupë këtë fundjavë, ëndra e pamundur e Barcelonës

Të shtunën, Barcelona mund të fitojë titullin e parë të sezonit, Kupën e Mbretit, me finale që do të zhvillojë në “Uanda Metropolitano” të Madridit ndaj Seviljes. Përballja luhet në 21:30, de pranë mesnatës, Mesi me shokë mund të jenë duke festar një tjetër trofe të rëndësishëm në karrierë.

Gjithsesi, fundjava mund të jetë e mrekullueshme, pasi mund të fitohet edhe titulli kampion, ndonëse për këtë do të duhet një kombinim rrethanash tepër i vështirë. Do të duhet që të dielën në mbrëmje, Reali të humbasë në “Bernabeu” ndaj Bilbaos, dhe që Atletiko të humbasë dy takime radhazi, së pari të enjten ndaj Sociedadit në “Anoeta” dhe të dielën në Madrid ndaj Betisit. Duket vërtet një kombinim i pamundur, por tifozët katalanas e kanë një ëndërr.

Sfidanti.al