Telenovela rinovim drejt mbylljes; Xhordi Alba do firmosë kontratë të re me Barcelonën

Ceshtja aq e diskutuar e rinovimit të kontratës mes Barcelonës dhe Xhordi Albës po shkon drejt mbylljes. Sipas asaj që zbulohet në programin ‘El Larguero; të radios Cadena SER në Spanjë, mbrojtësi i majtë i Barcelonës ka arritur një akord me drejtuesit e klubit kampion të vendit për nënshkrimin e një kontrate të re deri në vitin 2024 dhe zyrtarizimi do të bëhet kur të mbyllet merkatoja e transferimeve

Palët ishin shumë pranë njëra tjetrës dhe mirëkuptimi mes futbollistit dhe presidentit Bartomeu ishte i dukshëm, por që u theksua akoma më shumë në Festën e Sportit Katalanas. Por jo vetëm kaq, përpara dy ditësh, në mbrëmjen gala të ‘El Mundo Deportivos, vetë Bartomeu e tha hapur se donte rinovimin e Xhordi Albës për 5 vjet, kurse tani Cadena SER e bën fakt të kryer këtë histori.

sfidanti.al