Të fshehtat e portierit më të mirë të penalltive në botë

Diego Alvesh është, me të vërtetë, një portier i veçantë që, më siguri, do të bëhet legjendë. Për çdo ekip, penalltia është shansi më i mirë për të shënuar gol, por, kur përballë keni atë, atëherë, kjo nuk është më kështu. Ky portier brazilian ka pritur 22 nga 49 penalltitë që janë gjuajtur kundër në portën që ai ka mbrojtur tek ekipet Almeria dhe Valencia. Ai ka pësuar 25 gola, një goditje ka përfunduar në shtyllë, ndërsa një tjetër ka shkuar jashtë portës. Ai është rekodmen në La Ligën spanjolle në këtë drejtim. Ku qëndron e fshehta? Sigurisht, çdo njeri e di se duhet një përqëndrim i madh, por, në rastin e tij, bëhet fjalë edhe për intuitën. Alveshi ndjek me kujdes pozicionin dhe lëvizjet e trupit të lojtarit që do të gjuajë penalltinë dhe, kështu, nxjerr mjaft konkluzione të vlefshme për të.

Ai, gjithashtu, zhvillon edhe një luftë psikologjike me futbollistin që do të ekzekutojë 11-metërshin, e vonon topin para se t’ia japë atij, bën ndonjë shaka me të… Alveshi, vazhdimisht, hidhet nga njëra nga të dyja anët, asnjëherë nuk qëndron në mes të portës. Ai zgjedh anën dhe hidhet, më shumë në të djathtë të tij. Kështu, ai i ka pritur pesë penalltitë e para tek Almeria, duke nisur që të krijoi mitin rreth tij. Një nga viktimat “më të dashura” të tij është Kristiano Ronaldo, të cilit, deri tani, i ka pritur tre penallti. Atë të fundit, ai ia priti Ronaldos, të shtunën e kaluar, duke u hedhur, kësaj herë, në të majtë të tij. Më të vërtetë, një mjeshtër i madh.

Sfidanti.al