Mbape: Kam një dëshirë të veçantë që ta mposht Bufonin

Sulmuesi i ri francez. Kilian Mbape, gjatë këtij sezoni, është bërë një zbulim i madh në futbollin evropian dhe përformancat e tij me bluzën e Monakos, vazhdimisht, tërheqin vëmendjen e madhe të tifozëve. Mbape, këtë sezon, me të vërtetë, ka shpërthyer në Monako, kështu që klubi i kësaj principate të vogël do të ketë shumë të vështirë që ta mbajë atë në radhët e veta. Ky sulmues 18-vjeçar ka meritën kryesore që Monako ka arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, ku ky ekip do të masë forcat me Juventusin.

Në një intervistë me portalin uefa.com, Mbape deklaroi se atij i vjen mjaft mirë që do të luajë kundër Xhixh Bufonit të madh, të cilin e ai e konsideron si një nga portierët më të mirë të gjithë kohërave në botë. Sidoqoftë, ai thotë se ka një motivim të madh që ta mposhtë Bufonin. “Bufoni? Ai është një portier që ka bërë histori dhe, momentalisht, është një nga portiërët më të mirë në botë, megjithëse është veteran. Më vjen mirë që do të luaj kundër tij. Ju duhet të bëni, çdo ditë, stërvitje të forta, që të luani kundër tij dhe, kur punoni shumë, sigurisht që të lindë dëshira që ta mposhtësh atë”, vuri në dukje Mbape.

Sfidanti.al