Tatimet s’e kanë mbyllur me Modric; i kërkojnë 1.2 milionë Euro të tjerë

Organet fiskale spanjolle nuk i kanë mbyllur llogaritë me Luka Modric. Sipas të përditshmes spanjolle ‘El Mundo’, Agjencia e Të ardhurave në Spanjë i kanë kërkuar mesfushorit kroat të paguaje edhe 1.2 milionë Euro të tjerë në rrugë administrative  për vitin 2012 kur Modric u transferua te ‘Los Blancos’. Sipas drejtuesve të këtij institucioni Modric në atë kohë ishte rezident në Spanjë kështu që duhet të derdhte kontributin e tij në arkat e këtij shteti.

Gjithnjë sipas ‘El Mundo’, Modric tashmë e ka bërë kërë pagesë edhe pse bëri ankesë për këtë vendim të Agjencisë së të Ardhurave. Modric ka edhe një problem tjetër me këtë organizëm që e akuzon edhe për evazion fiskal me të drejtat e imazhit për shifrën e 870 278 Eurove për periudhën 2013-2014. Modric i kaloi të ardhurat e përfituara në një shoqëri të kontrolluar prej tij me seli në Luksemburg. në këtë rast, Modric ka paguar rreth 1 milionë Euro, ndërkohë që po negocion me prokurorinë për arritjen e një pakti konfidencial sic bënë përpara tij Kristiano Ronaldo, Marselo dhe Zhoze Murinjo.

sfidanti.al