Pas 3 sezoneve të arta; Juventus del me humbje financiare

Ndryshe nga 3 sezonet e fundit, bilanci i Juventusit këtë rtadhë nuk rezultoi pozitiv. Zonja e Vjetër sezonin 2017/2018 e mbylli me humbje prej 19.2 milionë Eurosh. Arsyet që e cuan në këtë rezultat bilancin ishte rënia e masës së shpërblimit të përfituar nga UEFA nga ana e Juventusit, që sezonin 2016/2017 arriti deri në finalen e Ligës së kaluar. një tjetër aspekt që ka ndikuar në regjistrimin e humbjeve nga ana e kampionëve të Italisë është edhe diferenca mes shitjes e blerjes të futbollistëve që në sezonin 2016/2017

Juventusi, që e miratoi bilancin e sezonit të kaluar, bëri të ditur edhe arkëtimin e mbi 400 milionë Eurove për të dytin vit radhazi. Shifra e saktë që kampionët e Italisë siguruan ishtë 411 milionë Euro, kundrejt 422 milionëve që arkëtuan në sezonin paraardhës. fusha ku Zonja e Vjetër pati përmirësime të ndjeshme ishte ajo e marketingut ku siguroi 20 milionë Euro më shume se në sezonin e mëparshëm, 2016/2017. Humbja financiare e këtij sezoni te Juventusi do të mbulohet nga rezervat me një reduktim të vlerës neto të pasurisë nga 93.8 në 72 milionë Euro.

sfidanti.al