Shtohen telashet te Reali, dëmtohet në pulpë Hames Rodrigez

Zinedin Zidan do të duhet të përballet me një tjetër dëmtim te Reali i Madridit, atë të Hames Rodrigez, kolumbiani që ishte objektiv i merkatos së Napolit gjatë gjithë verës. futbollisti i skuadrës merenges ka pësuar një dëmtim muskular në pulpën e këmbën e djathtë dhe për të përcaktuar kohën e riaftësimit ai do të duhet të bëjë ekzaminime të tjera.

Por duke parë natyrën e këtij dëmtimi, mund të thuhet se Hames Rodrigez do të qëndrojë 1 muaj jashtë fushave të lojës, pasi kjo është koha që duhet një lojtari për t’u riaftësuar kur bëhet fjalë për dëmtime në pulpë. Kjo do të thotë që Hames Rodrigez me siguri do të mungoja në ndeshjen e radhës me Vijarrealin dhe sfidat e kombëtares kolumbiane.

Dëmtimi i Hames Rodrigez nuk bën gjë tjetër vecse e vështirëson këtë fillim sezoni të Realit të Madridit që në sfidën me Vajadolidin kur u dëmtua edhe Rodrigez, ai nuk kishte në fushën e lojës as Eden Hazard, ndërkohë që Zidane u detyrua të besojë pikërisht te Bejl dhe Rodrigez të cilët Reali i kishte vënë në merkato prej kohësh.

sfidanti.al