Sa trofe kanë pasur Barcelona dhe Reali para debutimit të Leo Mesit ?

Klubi katalonjas fitoi titullin e 25-të kampionit të Primerës spanjolle që u “vulos” në mënyrën më të bukur me një tregolësh të futbollistit më të mirë të Barcelonës, Lionel Mesi, në ndeshjen që ajo e fitoi 4-2 ndaj Deportivo la Korunjas.

Ky futbollist argjentinas tregoi edhe një herë tjetër sesa me lehtësi ai vetë mund ta ndryshojë fatin e ndeshjes. Mbas Deportivo e baraspeshoi ndeshjen që ishte 0-2 në disfavor të saj, duke e bërë 2-2, në skenë “u ngjit” Mesi që e tundi rrjetën e portës kundërshtare dy herë brenda 180 sekondave, duke i sigurar ekipit të vet titullin e 25-të të La Ligës ose të shtatin në 10 vitet e fundit.

Leo Mesi shkroi historinë, pasi ai u bë futbollisti i parë në Primerën spanjolle që në shtatë sezone të ndryshëm shënon mbi 30 gola në secilin prej tyre.

Asnjë lojtar tjetër nuk e ka dominuar kampionatin e vet, ashtu sikurse po e dominon atë Mesi në Spanjë. Para se ai të debutonte me Barcelonën, klubi katalonjas kishte 62 trofe, kurse Reali, madje, 10 më shumë, pra 72. Por, në epokën e Mesit kjo shifër ka kaluar në favor të Barçes. Klubi i “Kamp Nout”, tani, ka 94 trofe, kurse ai “mbretëror” katër më pak, pra 90 trofe.

Sfidanti.al