Reali si treni i çmendur, 39 ndeshje pa u ndalur në..stacion

Zinedine Zidane është shprehur tejet i lumtur për barazimin e rekordit të Barcelonës prej 39 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat.

Real Madrid ka vazhduar me formën e mirë duke triumfuar 5:0 ndaj Granadas në “Santiago Bernabeu”. Kjo ishte ndeshja e 39 për Real Madridin që nuk din për humbje, duke barazuar kështu rekordin e Barcelonës së Luis Enriques, transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Zinedine Zidane është shprehur tejet i lumtur për arritjen e këtij rekordi – teksa premtoi se nuk do të ndalen me kaq.

“Jemi shumë të lumtur për arritjen e këtij rekordi”, tha Zidane. “Nuk duam të ndalemi, do të bëjmë të pamundurën të vazhdojmë në këtë mënyrë”