Brdariç do të sjellë  edhe futbollistin  Elis Bakaj te Shkëndija e Tetovës!

Ish-pjesëtari i përfaqësueses gjermane Tomas Brdariç, sikurse kemi njoftuar paraprakisht, tanimë, do të jetë strategu i ri i Shkendijës së Tetovës. Pritet që Brdariçi të bëjë promovimin zyrtar në pozicionin e trajnerit të Shkëndijes deri në fund të kësaj jave, ndërkohë që, sipas lajmeve më të fundit, paraqitja e tij e parë para futbollistëve të Shkëndijës, në fillim të përgatitjeve të ekipit, pritet që të shoqërohet edhe me ardhjen e përforcimeve të parë në këtë ekip për pjesën pranverore të kampionatit të Maqedonisë,

Si një nga përforcimet më të mëdha të Shkëndijes paralajmërohet edhe pjesëtari i përfaqësueses shqiptare, Elis Bakaj. Bakaj 29-vjeçar, gjatë gjysmësezonit të kaluar, ka luajtur me ekipin e kategorisë së parë, Split të Kroacisë, por ai ndodhet para largimit nga ky ekip. Më parë, gjatë karrierës së tij, Bakaj ka luajtur edhe me ekipet e kategorisë kryesore shqiptare, Partizani, Dinamo dhe Tirana, si edhe me Dinamon rumune të Bukureshtit dhe ekipin ukrainas Çernomorec të Odesës. Me përfaqësuesen e Shqipërisë, Bakaj ka luajtur 28 ndeshje zyrtare.

Sfidanti.al