Reali mendon se do të shkojë më i lodhur në “El Klasiko”

Historia është e vjetër, dhe ankesat mund të kenë qenë të dyanshme në vitet e kaluara. Për momentin, i takon Realit që të bëjë rolin e “qaramanit” për kalendarin dhe El Klasikon që do të zhvillohet në “Kamp Nou” në 18 dhjetor. Gazeta “Marka” sqaron se skuadra e Zinedin Zidanit do të ketë 29 orë më pak kohë pushim sesa katalanasit, pasi do të luajë të dielën e 15 dhjetorit ndaj Valencias në “Mestaja”, ndëras Barça e luan të shtunën në orën 16:00, duelin e La Ligës në “Anoeta” kundër Sociedadit. Për më tepër, përpara dueleve të kampionatit do të jenë ato të Championsit, dhe Barcelona luan të martën në “San Siro” ndaj Interit, ndërsa Reali ndeshet të mërkurën në Belgjikë me Bryzhin. Në 20 vitet e fundit, “favoret” janë ndërruar, dhe ndoshta katalanasit kanë pasur më shumë fat, por këtë herë kështu erdhën punët, dhe Realit i duhet të pranojë. Nuk dihet nëse Liga Spanjolle do t’a ndryshojë orarin e ndeshjes ndaj Valencias.

Sfidanti.al