Reali me laps në dorë, kupton pse Zidani do patjetër Pogbanë

Operacioni mund të jetë tepër i shtrenjë, dhe Madridi nuk ngurron të japë 160 milionë euro për kartonin. Patjetër që edhe rroga do të ishte tepër e lartë, ndër më të mëdhatë në botë, nëse Pol Pogba do të vinte në “Santiago Bernabeu”, dhe statistikat duket se i japin të drejtë trajnerit madrilen, Zinedin Zidan, edhe pse ylli francez është shumë i kritikuar në Angli.

Pogba shënoi 16 gola dhe shërbeu 11 asiste në 47 ndeshje për Mançester Junajtidin sezonin e kaluar, më shumë se çdo mesfushor i 5 ligave të mëdha të Europës. Gazeta “Marka” bën një llogari dhe nxjerr përfundimin që Pogba ishte më efektiv vjet sesa treshja e mesfushës së Realit, e përbërë nga Modriç, Kros e Kasemiro. Të tre bashkë këta shënuan 9 gola dhe shërbyen 14 asiste, ndërsa Pogba pati 60 gjuajtje në portë, ndaj 45 të të treve madrilenëve bashkë.

Sfidanti.al