Rakitiç  vë dorën në zemër për Iniestën: “ Nuk ka të dytë”

Ivan Rakitiç analizon sfidën me Mançester Sitin duke theksuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Kuptohet shumë lehtë që kërkon të largohet nga stadiumi “Etihad” me një shije të mirë.

“ Do të jetë një ndeshje shumë argëtuese me Sitin. Ideja për futbollin është shumë e ngjashme për të dy ekipet. Barcelona kërkon gjithnjë të bëjë ndeshje të mëdha dhe të fitojë më pas”

“Më pëlqen të qëndroj në fushë. Ndershmërisht, kjo është e vërteta. Ka shumë futbollistë që duan të jenë në fushë dhe ka momente që nuk janë dakord me trajnerin kur ikin nga fusha..”

“Ne jemi Barcelona dhe e dimë fort mirë se si reagojnë kundershtarët. Ndeshja me Sitin është e komplikuar. Nëse fitojmë përsëri do të jetë perfekte. Çfarë do të bëjnë ata? Do të kërkojnë të imponohen duke zotëruar topin”.

“ Në të tilla ndeshje si me Sitin, mund të ndodhin të gjitha. E dimë më mirë se kushdo se cilië është Guardiola, por trajneri ynë ka idetë e tij për lojën. Për ne është shumë e rëndësishme të bëjmë më të mirën. Luis Enrike është ai që vendos se cili do të jetë në fushë midis 23 futbollistëve që janë gati…”

“Cili do ta zotërojë topin? Edhe nëse shkon 51% me 49% , nuk të intereson shumë nëse fiton ndeshjen.  Një gjë është e qartë: kur dominon me topin, ke më shumë mundësi për të bërë gola”

“Kur flitet për Barcelonën është fjala për një familje speciale. Është një forcë shumë e madhe që shtyn para. Të jesh më i miri dhe grupi të tregojë vlera, është një punë e madhe, plot sakrifica. Tek Barça ka më shumë punë sesa fjalë”

“ Të punoja një ditë me Guardiolën, nuk është vetëm ëndrra ime. Cili e vë në diskutim se është nga trajnerët më të mirë në botë për atë që ka bërë për hijeshinë e futbollit.Edhe nesër, kurdo qoftë, do të ishte nder për mua të punoja me të”

“ Edhe unë kam dëgjuar për rënien e Iniestës. Nuk ka një të dytë si ai.  Këtë dyshim që kemi mund ta çojmë kudo, por jo tek Iniesta. Është një futbollist unik dhe për vite nuk do të ketë një të dytë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *