Pires “fut thikën”: Dembele është më i mirë sesa Nejmari!

Klubi katalonjas para afro një viti pagoi gati 140 milionë euro për futbollistin francez, Usman Dembele, që, në fakt, sado i mirë që është, aq edhe i pasjellshëm është jashtë fushës së futbollit.
Dembele erdhi te Barcelona, mbasi Nejmari u transferua për te PSZH-ja për 222 milionë euro. Ka shumë mendime lidhur me cilësitë e Dembeles, por ish-futbollisti i Arsenalit Robert Pires konsideron se Dembele ësdtë më i mirë sesa Nejmari.
“Ne të gjithë flasim për Mesin, por ky futbollist (Dembele) është me të vërtetë shumë i mirë, është i ri dhe bën sisa gjëra që nuk i bëjnë të tjerët. Po të më pyeste njeri, unë do të zgjidhja Dembelen para Nejmarit, pasi ai është vetëm 21 vjeç, luan me të dyja kembët dhe është tmerrësisht i shpejtë. Një lojtar me një potencial të tillë unë deri tani nuk kam parë”, tha Piresi.
Sfidanti.al