Perez  driblon si president : “ Ronaldo mund të nxehet, por s’ikën”

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, vendosi që t’i bëjë një “revizion” (rishikim) rastit Ronaldo, gjatë një pjesëmarrjeje ekskluzive në programin “Në shtyllën e parë” që ndiqet mjaft dhe është aktuale në radion “Es radio” të Spanjës, dhe, në ndryshim me herën e parë, kur tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me Ronaldon, tani i dha një novacion tjetër kësaj teme.  Perezi tha se nuk donte që ta shqetësonte Kristiano Ronaldo që sot do të luajë në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave me Portugalinë ndaj Kilit, por, sidoqoftë, tha se ai kishte biseduar me agjentin e tij (Ronaldos) Zhorge Mendesh.

“Shmëkush mund të mendoj çfarë të dojë, duke e shpërngulur Ronaldon për në klube të ndryshëm, por realiteti është ndryshe, Ronaldo ka kontratë më Realin. Ajo që dimë ne, është vetëm se ai i ka thënë një bashkëlojtari të tij së është i zhgënjyer dhe i nxehur. Unë, vetë, nuk kam folur me të dhe nuk i jap rëndësi shumë kësaj teme. E vetmja gjë që duhet të bëhet, është që të pritet dhe të bisedohet mbas Kupës së Konfederatave.  Ajo që mund t’ju them, është se unë kam biseduar me agjentin e tij, Mendesh, se situata nuk është tragjike dhe se, në këtë moment, nuk ka vend për ndonjë shqetësim”, tha Perezi.

Sfidanti.al