“Identikiti” i trajnerit Dukës: Italian, mesoburrë, me përvojë, energji dhe ambicie

Nuk është vetëm një emër në garë. Xhankarlo Kamoleze mund të quhet pretendent I fortë, por ka edhe të tjerë që mund të ulen në stolin e Shqipërisë. Presidenti I Federatës së Futbollit, Armand Duka, është në fazën e takimeve, dhe lista e mëtuesve besohet se është ngushtuar në 3-4 vetë, sidomos tani që Filipo Inzagi refuzoi dhe vendosi të vazhdonte tek Venecia.

Një “identikit” të trajnerit të ri të Shqipërisë e jep paraardhësi. Xhani De Biazi foli për mediat e vendit të tij duke theksuar se drejtuesi I ardhshëm I kombëtares kuqezi do të jetë italian ose me origjinë italiane. Ai sqaroi pëlqimet e Dukës, dhe u shpreh se trajneri I ri duhet të mos jetë as shumë I vjetër, dhe as shumë I ri në moshë, të ketë një lloj përvoje, dhe të ketë ambicie dhe energji për të fituar.

Përveç Kamolezes, ka edhe disa emra të tjerë që I plotësojnë këto kushte, si Xhuzepe Iakini, Davide Balardini, apo ndonjë tjetër. Iakini është 53 vjeç, ka përvojë në nivelet më të larta në Itali, si në Serinë A apo edhe në Serinë B, duke siguruar mbijetesën katër herë. Ai ka ka dalë të shpëtojë Kievon, Breshën, Sampdorian dhe Palermon. Balardini është po ashtu 53 vjeç dhe ka përvojë. Ai ka pasur suksese si trajner me skuadra të tilla si Kaljari, Palermo dhe së fundmi Xhenoa në 2013.

Në skenë ka dalë edhe një joitalian. Klarens Zedorf, ish-lojtar dhe ish-trajner I Milanit, besohet se do të ketë një takim me Dukën për ta bërë që të pranojë. Gjithsesi, duhet parë edhe aspekti financiar, pasi Duka nuk dëshiron të paguajë më shumë se 500 000 euro në vit.

Sfidanti.al