Obamejangu apo Rodrigo, Barcelona “peshon” yjet e sulmit!

Alternativa më e mirë është padyshim futbollisti i Valencias, dhe në “Kamp Nou” këtë e dinë mirë. Jo edhe aq për cilësitë teknike, pasi Rodrigo nuk mund të quhet më i mirë sesa Obamejangu, por sepse është një “operacion” që mund të bëhet më lehtë, dhe është një sulmues që e njeh futbollin spanjoll. Gjithsesi, as për Rodrigon nuk do të jetë e lehtë, pasi Valencia bën lojën e saj. Klubi i “Mestajës” ka bërë me dijë se lojtari nuk është në shitje dhe se kartoni i tij shkon në 120 milionë euro, sipas klauzolës së transferimit.

Barcelona beson se mund t’ia dalë me gjysmën, pra me 60 milionë, por për momentin nuk i ka as këto. Atëherë duhet bindur Valencia që ta japë në huazim, me të drejtë blerjeje të kartonit në qershort, kur katalanasit të kenë mundësi të jenë brenda rregullave të UEFA-s, të largojnë lojtarë me vlerë mbi 100 milionë euro. Një operacion i vështirë, edhe ky, por gjithsesi më i mundshëm sesa ai i Obamejangut, të cilin Arsenali as nuk ka ndëmend ta japë. Rodrigo ka qenë tek Akademia e Realit, pra nga një kanteran “merenges”, mund të kthehet në sulmues katalanas.

Sfidanti.al