O zot mos u tallni ! Kasijasi do kthehet në përfaqësuesen e Spanjës?

Iker Kasijasi që mban rekordin sa i përket ndeshjeve me ekipin përfaqësues spanjoll, ka bërë të ditur se ai është gati që të kthehet në përbërje të tij, megjithëse nuk ka luajtur me të që nga viti 2016.
Media spanjolle shkruan se Kasijasi tanimë ka kontaktuar me trajnerin Luis Enrike, të cilit i ka bërë të ditur se ai është gati që të bashkohet me përfaqëesuesen spanjolle, qoftë edhe si rezervë i David de Geas që tani për tani është i paprekshëm në portën spanjolle. Sidoqoftë, De Gea që luan me Mançester Junajtidin, në përfaqësuese nuk ndodhet në ndonjë formë shumë të mirë dhe kjo u krijoi probleme spanjollëve në Botërorin e fundit të Rususië, ku ata u eliminuan nga rusët në 1/8 e finaleve.
Megjithëse është 37 vjeç, Kasijasi ndodhet në një formë të shkëlqyer me Porton dhe ai ishtë një nga më të merituarit që ekipi portugez triumfoi ndaj Gallatasarajit të Stambollit.
Sfidanti.al