Gatuzo i gezuar apo në siklet të madh! Ibra përsëri te Milani?

Zllatan Ibrahimoviçi në një deklaratë të tij të fundit vuri në dukje se mund ta shqyrtonte mundësinë e kthimit të tij te Milani gjatë sezonit dimëror të transferimeve. Në fakt, tifozët “kuqezi” e pritën me entuziazëm këtë lajm, sepse ishte pikërisht Ibra që i dha Milanit titullin e fundit të kampionit në vitin 2011. Që atëkohë, nisi rënia e këtij klubi që ëshë shpallur shtatë herë kampion Evropë, por që nuk po mundet, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet, që të vendoset mbi “këmbë të shëndetshme” dhe ta justifikojë epitetin e klubit gjigant të futbollit evropian.
Por ka edhe të tillë, të cilëve nuk u pëlqën ideja që Zllatani të kthehet edhe një herë tjetër te Milani. Para së gjithash, ky është trajneri Xhenaro Gatuzo, megjithëse as vetë ky i fundit nuk e ka të sigurt, nëse do të jetë trajner mbas janarit të vitit të ardhshëm.
“Sot, Zllatani ka ditëlindjen dhe unë i uroj atij mjaft suksese. Sa u përket gjërave të tjera, pyesni Leonardon (drejtori sportiv i Milanit)”, deklaroi Gatuzo.
Në Itali dihet se përse Gatuzo nuk e do Ibrën. Kur luanin bashkë, gjatë një stërvitjeje Ibra e hodhi Xhenaron, pra trajnerin aktual të Milanit, në koshin e plehrave, sepse Gatuzo e kishte provokuar Ibrahimoviçin.
Sfidanti.al