Është folur për tek Barcelona, pse jo një kthim tek Juventusi, por jo qendrim tek Mançester Junajtidi. Për Pol Pogbanë del edhe një “adresë” e tretë e mundshme, shumë më afër Anglisë, dhe me shumë kuptim në aspektin e së kaluarës. Besohet se ylli i Paris SG, Nejmar, ka kontaktuar mesfushorin francez duke e ftuar që “të kthehet në shtëpi”. Kjo ka ndodhur muajin e kaluar, sipas mediave sportive në internet, ndërsa Parisi është qyteti i tij i lindjes. Nejmar është mik me Pogbanë, dhe u përpoq ta merrte tek Barcelona në 2016, ndërsa francezi zgjodhi që të kthehej tek Junajtidi.
Sfidanti.al