Misteri madrilen shtohet: përse Benzema dhe jo Morata?

Deri kur Zidane do të vendosë në formacionin e fillimit Benzema dhe jo Moratën? Kjo është pyetja mardrilene që bëhet prej kohësh. Sikur të gjykosh edhe nga një pasim i thjeshtë që japin në fushë, është mjaftë e qartë se Morata mund të preferohet më shumë se francezi. Kjo gjë është si një thirrje në qiell edhe në ndeshjen e fundit, trajneri ishte shumë i vonuar për ta çuar në dush futbollistin që luan me shumë hope. Edhe Bejli, mund ta kishte shoqëruar Benzeman, ngaqë kishte humbur shkëlqimin e tij në fushë.

Dikush me të drejtë mund të pyesë: Bejl ishte futbollisti që provokoi 11 metërshin? Kjo ishte e vetmja gjë pozitive për uellsianin, pasi Lucas Vaskuez ka kontribuar shumë më tepër për skuadrën. Mos të largohemi nga tema: përse Benzema dhe jo Morata? Zidan kur pyetet për njeriun me të cilin do të fillojë ndeshjen, driblon në konferencë dhe përgjigjet në fushë.