Marselo:Nuk kam ndërmend të ikë nga klubi më i mirë në botë

Braziliani Marselo ka më shumë se 10 vite që luan në “Santiago Bernabe”, ndërkohë që media italiane vë në dukje se ai, gjatë sezonit dimëror të transferimeve, do të mund të ndjekë rrugën e Kristiano Ronaldos dhe të shpërngulet te Juventusi. Flitet për një rokadë që Marselon do ta sillte në Torino, kurse Aleks Sandron nga Juventusi do ta çonte te Reali i Madridit. Megjithatë, mbrojtësi i majtë brazilian e hedh poshtë një zhvillim të tillë.
“Unë jam shumë i lumtur te Reali që është shtëpia ime. Reali është klubi më i mirë në botë dhe unë nuk kam ndërmend të ikë nga klubi më i mirë i botës. Unë kam në plan të luajë edhe shumë vite të tjera në këtë klub në nivelin më të lartë të mundshëm dhe pastaj ta mbyllë karrierën. Unë i gëzohem çdo momenti që kaloj në këtë klub”, tha Marselo.
Sfidanti.al