Ky quhet driblim!Grizmani përgënjeshtron se do të shkojë në Barcelonë

Golashënuesi më i mirë i Atletikos së Madridit, Antoan Grizman, i hodhi poshtë spekulimet se ai do të shkojë në Barcelonë, pasi të përfundojë ky sezon futbolli. Në kontratën e tij qëndron klauzola se për blerjen e tij pa mbarur kontrata duhet të paguhen 100 milionë euro, por disa mediume në Spanjë dhe Francë kanë shkruar se katalonjasit janë gati që ta paguajnë këtë shumë.

“Këto informacione nuk janë të saktë”, deklaroi Grizmani në programin “Telefut”, ndërsa vuri në dukje se, edhe nëse do të ndodhë ndonjë transferim eventual i tij në ndonjë klub tjetër, ai duhet të përfundojë para fillimit të kampionatit botëror.

“Kur të jem, duke luajtur në Kupën e Botës, nuk dua që të mendoj për punë të tjera”, theksoi pjesëtari i përfaqësueses franceze.

Sfidanti.al