Kutinjo tek Barça? 75 milionë janë shifër e bujshme

Barcelona mund të bëjë goditjen më të bujshme të mundshme që në janar. Sipas “Le10Sport”, klubi katalanas kërkon mesfushorin ofensiv të Liverpulit, Kutinjo. Bazuar te ky raportim, duket se Liverpuli nuk do të pranojë më pak 75 mln euro për shërbimet e brazilianit.

Kutinjo më parë ka luajtur tek Interi, aty ku drejtuesit e klubit u detyruan të hiqnin dorë prej tij për të rregulluar bilancin ekonomik. E veçanta e 24-vjeçarit është fakti se ai mund të luajë në çdo pozicion në repartin e sulmit.