Ja pse Navas është portier i Realit, kontrata e bën të lumtur!

Duhet të jesh paksa i veçantë kur bën pjesë në një klub kaq të madh. E kuptoi plotësisht edhe Kejlor Navas, kur arriti arkodin e rinovimit të kontratës me Realin e Madridit. Portieri nga Kosta Rika do të ketë një pagesë prej 4 milionë eurosh në sezon, me presidentin Perez që e falenderoi për pritjet e tij të shkëlqyera, duke ia dyfishuar shifrat, ndërsa kohëzgjatja mbetet e njëjta deri në vitin 2020.

Navas kishte oferta edhe më të mira, konkretisht nga Mançester Junajtid që i jepte dy herë kaq, pra 8 milionë, por gazeta “Marka” raporton se Kejlor dëshironte të vazhdonte tek Reali. Klubi madrilen e mori jo shumë i bindur në 2014, dhe madje u bë gati shkëmbimi me De Gean, veçse një gabim ordiner me faksin bëri që transferimi i dyfishtë të mos kryhej. Pavarësisht se De Gea do të ishte maksimumi, sërish Madridit nuk i ka dalë aspak keq me Navasin.

Rinovimi i portierit është në vazhdën e politikës së momentit të klubit, që më përpara kishte garantuar yjet e tjerë si Toni Kros, Kristiano Ronaldo, Luka Modriç apo Lukas.

B. Kuka