Sekreti i “vogëlushit” të Bundesligës? Skuadra si një familje!

Ishte 1 shkurt 2016, atëherë kur trajneri i ri i Hofenhajmit, Julian Nagelsman hyri në histori. 28 vjeçari u bë trajneri më i ri që kishte drejtuar ndonjëherë në Bundesligë. Ish-ndihmësi i trajnerit të sotëm të Borusias së Dortmundit,Tuhel me një të kaluar tek të rinjtë e Augsburgut dhe tek Mynih 1860, në 4 muaj arriti të bëjë mrekullinë duke shpëtuar nga rënia Hofenhaimin me 7 pikë diferencë nga zona “e vdekur.

Magjia vazhdon edhe sot: Me 39 pikë në 22 ndeshje Hohenhaimi i tij është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë pas Bajernit dhe Borusias së Dortmundit. Vendi i katërt në këtë sezon është një konfirmim dhe nuk flitet për ndonjë mirazh futbollistik. Mos vallë ka ndonjë sekret?

“Vetëm 30% duhet të dij trajneri për të stërvitur dhe për taktikë- pohon Nagelsman- Pjesa tjetër që mbetet është aftësi dhe dëshirë për të qëndruar bashkë. Çdo futbollist është i motivuar nga faktorë të ndryshëm dhe duhet të jetë i stërvitur në mënyrë preçize. Në këto nivele, cilësia e futbollistit as nuk mund të diskutohet. Vetëm nëse zbresin në fushë me kondicionin e duhur psikologjik, mund të vrapojnë më mirë taktikisht”.

Futbolli në konceptin e tij, nuk është as çështje formacioni, as punë skemash. “Skuadra, më parë se çdo gjë, duhet të jetë një familje”- shpjegon Nagelsman.