Grizman ‘shigjeton’ Barcelonën: dua të shënoj në Camp Nou dhe të festoj

Antuan Grizman shënoi 4 gola ndaj Leganes duke lëshuar një sinjal të fortë në drejtim të Barcelonës me të cilën skuadra e tij, atletiko madrid do të luajë të dielën në Camp Nou. Skuadra e Diego Pablo Simeones do të kërkojë që në fortesën e katalanasve të rihapë përfundimisht llogaritë për titullin në Spanjë me Grizman që do të kërkojë të lërë një gjurmë të fortë. Në të vërtetë, sulmuesi francez nuk ka mundur të shënojë asnjëherë në Camp Nou dhe për të ka ardhur momenti që të thyejë këtë tabu.

‘Nuk kam mundur kurrë të shënoj në Camp Nou, kam shumë dëshirë që ta bëj këtë te dielën dhe të festoj-tha Griezmann.

Së fundmi në median spanjolle është folur sërish për arrtitjen e një akordi me Barcelonën për kalimin e Grizman te katalanasit, por 26 vjeçari preferoj të mos flasë shumë për këtë histori

‘Në këtë moment jam i përqendruar në objektvin tim; arritja e rezultateve sa më të larta me Atletikon dhe përfaqësuesen e vendit tim. Dua të argëtohem si në kampionat ashtu edhe në Europa League e Botëror. Nuk duhet të mendoj për atë që do të ndodhë. kjo nuk do të thotë se do të largohem nga Atletico, prej 4 vitesh e dëgjoj këtë histori dhe vazhdoj të jem pjesë e kësaj skuadre’.

sfidanti.al