A flet si ëngjëll Zidan? “ Unë jam treguar korrekt me Iskon…”

Niveli i lojes se  Iskos në përfaqësuesen e Spanjës dhe te Reali janë diagonalisht të ndryshme dhe shumëkush shkakun e sheh te trajneri Zined Zidane që shpesh e lë atë në stol. Para ndeshjes me Juventusin në kuadrin e Championsit, Zidane shprehu mendimin e tij për këtë lojtar spanjoll.

“Unë jam treguar korrekt me Iskon. Ai është i kënaqur te Reali, por, sidoqoftë, ai nuk ngarkohet të luajë të njëjtin rol si në përfaqësuese. Por, unë, në shumë raste, e kam treguar se e konsideroi atë si një hallkë të rëndësishme në ekipin tonë”, vuri në dukje Zidane.

Sfidanti.al