E harruat Huelvën? Klubi më i vjetër në Spanjë shitet 1 euro!

Asambleja e qytetit Huelva vendosi që, për shkak të borxheve të mëdha, ta shesë klubin më të vjetër në Spanjë, “Rekreativo Huelva”. Klubi në fjalë iu shit firmës “Eurosamop” për vetëm 1 euro! Ky klub është krijuar, më 1889 dhe sukesin më të madh ai e ka arritur, më 2003, kur ka luajtur në finale të Kupës së Mbretit, ndërkohë që, momentalisht, luan në ligën e tretë spanjolle.

Sipas vlerësimeve, ekipi i Huelvës ka borxhe me vlerë prej 7,6 milionë eurosh. Nga futbollistët e njohur që kanë luajtur me këtë klub, mund të përmenden Luis Aragones, David de Gea, Huanito, Daniel Guza, Antonio Valensia, etj.

Sfidanti.al