Mesohet datave disa prej ndeshjeve te Serise A qe u pezulluan pas tragjedise se Davide Astori. Lega Calcio ne Itali zyrtarizoi datat 3 dhe 4 prill per mbajtjen e ketyre ndeshjeve, perjashtim ben derbi i Madonines mes Interit e Milanit per te cilen nuk eshte percaktuar ende nje date.
Keshtu ne daten 3 prill do te luhen Atalanta-Sampdoria, Xhenoa-Kaljari dhe Udineze-Fiorentina ne oren 18:30. Ndersa ne 4 prill do te luhen sfidat Benevento-Verona ne oren 17:00, Kievo-Sasuolo e Torino-Krotone ne oren 18:30.
Por jo vetem kaq, Lega Calcio ben te ditur se ka ndryshime oraresh edhe per ndeshje te tjera. Keshtu sfida e 31 marsit mes Kievos dhe Sampdoria e parashikuar te luhej ne oren 15:00 u shty per ne oren 18:00, ndersa Kaljari-Torino e parashikuar te luhej ne 18:00 do te zhvillohet 3 ore para pra ne 15:00. Po keshtu sfida SPAL-Atalanta e parashikuar te luhet te premten ne 6 prill shtyhet per te shtunen ne 7 prill.
Sfidanti.al