Barcelona me dorën në zemër, Leo Mesi nuk firmos

Çështja e rinovimit të kontratës së Lionel Messit me Barcelonën ka pushtuar një pjesë të medias sportive spanjolle. E përditshmja madrilene “Marca” faqen e saj të parë ia ka dedikuar pikërisht sulmuesit 29-vjeçar, duke publikuar një artikull ku theksohet se Messi në muajin korrik refuzoi zgjatjen e kontratës me klubin katalanas dhe mendoi largimin prej tij.

Kjo e përditshme thekson gjithashtu se futbollisti vendosi që të mos e rinovojë kontratën dhe të presë fundin e saj, në 30 qershor të vitit 2018, për të menduar me qetësi për të ardhmen.

Ndërkaq, në krahun tjetër flitet për një situatë krejtësisht ndryshe. E përditshmja katalanase “Sport” bën të ditur se Barcelona ka njoftuar se brenda 2 muajve të ardhshëm do të nisë bisedimet me argjentinasin për rinovimin e kontratës, ashtu siç u veprua edhe me Neymar apo siç do të ndodhë me Luis Suarez, Rakitic apo Iniesta.

“Sport” thekson gjithashtu se drejtuesit e Barcelonës janë në pritje të ardhjes së babait të Lionel Messit për të nisur përfundimisht tratativat për mbajtjen e argjentinasit në skuadër edhe përtej vitit 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *