Atletiko Madrid, Zhoao Feliks, është më mirë se Grizman në sezonin e parë në klub

Zhoao Feliks është kthyer menjëherë në një element të rëndësishëm për Atletiko Madrid dhe Diego Pablo Simeone. Në fakt asnjë prej ardhjeve të reja të Los Colchoneros me El Cholo në stol nuk është aktivizuar sa talenti portugez që ka luajtur 85.5% të minutave të skuadrës në këtë sezon e përkthyer në 693 minuta nga 810 minutat totale.

Tashmë ai I ka justifikuar 127 milionë Eurot e paguar për të teksa padyshim ai ka shfaqur edhe klasin e tij, teksa sheh se në cdo moment që ai ka topin në këmbë pritet gjithnjë të ndodhë dicka. As Antuan Grizman nuk ka qenë në këtë nivel në vitin e tij të parë te Atletiko si Zhoao Feliks

Francezi, që u ble në verën e sezonit 2014/2015 për vetëm 30 milionë Euro dhe që vinte me statusin e lojtarit që ishte përshtatur me kampionatin spanjoll duke qenë se ka qenë pjesë e Real Sociedad, në vitin e tij të parë nën urdhrat e Simeones u aktivizua për pak më shumë se gjysma e minutazhit në skuadër në 9 ndeshjet e para, 57.7%, 27.8% më pak se Zhoao Feliks në të njëjtën periudhë në sezonin actual dhe të mendosh që portugezi nuk ka eksperiencën e kampionatit spanjoll. Sezonin e kaluar, e fundit për Grizman me fanelën e atletikos, sulmuesi luajti në  88.6% të minutazhit, thuajse e njëjta shifër e Zhoao Feliks në periudhën aktuale.

Sfidanti.al