Unai Emeri flet sërish për situatën e Mesut Ozil të cilin ai nuk e aktivizoi në formacionin titullar në ndeshjen e Europa League ndaj Standardit të Liezhit të fituar 4-0. Trajneri bask deklaroi se ka lojtarë të tjerë që e meritojnë më shumë qëndrimin te Arsenali sesa mesfushori gjerman.
‘Në cdo moment mendoj për të aktivizuar futbollistët më të mirë në cdo ndeshje dhe që mund të japin një ndihmë më të madhe-tha Emeri-kur vendos që Ozil të mos jetë në formacion është për faktin se lojtarë të tjerë e meritojnë më shumë’
Kjo deklaratë tregon edhe njëherë se distance me trajnerit spanjoll dhe futbollistit është shumë e madhe me Emeri që e ka thënë edhe më parë se nuk e ka Ozilin në planet e tit.
Emeri shtoi se gjithsesi Ozil duhet të vazhdojë punën e tij dhe se skuadra do të kryejë një stërvitje me lojtarët që nuk u aktivizuan. Mesiut Ozil në këtë sezon është aktivizuar në vetëm 2 ndeshje, një në Premier League dhe një në Kupën e Ligës por pa mundur të shënojë apo të japë assist në asnjërën prej tyre.
Sfidanti.al