Nëse do të fitohet edhe sot ndaj Hofenhajmit, atëherë mund të mburren për realizimin e diçkaje të madhe. Flasim për Bajernin që po kalon periudhën e Festës së Birrës, të njohur gjermanisht si “Oktoberfest”, pra festa e tetorit. Trajneri Niko Kovaç synon fitoren e katërt në 4 ndeshje gjatë Oktoberfestit, pas atyre arritur ndaj Këlnit (4-0), Paderbornit (3-2) dhe Totenhemit (7-2). Në radhë është Hofenhajmi, një kundërshtar i fortë, por besohet i kalueshëm.
Oktoberfesti perfekt nuk ndodh shpesh në Mynih. Trajneri i fundit që ia doli ishte Pep Guardiola në 2015, madje duke arritur 5 fitore, nga 4 që mund të arrijë Kovaçi. Në 2016, 2017 e 2018 nuk pati fitore 100 për qind, madje në dy raste pati kriza. Shqetësimi më i madh për trajnerin kroat është euforia që mund të ketë skuadra e tij pas fitores së jashtëzakonshme në Londër ndaj Totenhemit. “Është më e lehtë të arrish një sukses të tillë, sesa ta përsërisësh këtë paraqitje pak ditë më vonë”, – deklaroi Kovaçi.
Sfidanti.al