A mund të injorohet më shumë Mançester Junajted

Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madridit, e ka quajtur “ekip të vogël” Manchester Unitedin kur është pyetur nëse Antoine Griezmann do të largohet në drejtim të gjigantit anglez.

Në javët e fundit është njoftuar se Antoine Griezmann është marrë vesh me klubin nga Old Traffordi për transferim gjatë kësaj vere.

Goal.com raporton se Unitedi është duke përgatitur një ofertë prej 80 milionë eurove për reprezentuesin e Francës.

Por, presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo ka mohuar interesimin e Unitedit për lojtarin, i cili ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2021.

“Manchester United? Ekip i vogël. Unë besoj në kontratat që nënshkruajnë njerëzit, këtu e kam fjalën për Diego Simeonen dhe Griezmannin, ka thënë Cerezo për Marca.