Pse Lahm tradhëtoi Bajernin, legjenda i pret në besë

Filip Lahm tashmë edhe zyrtarisht ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli në fund të këtij edicioniMbrojtësi gjerman këtë lajm e ka bërë të ditur mbrëmë (e martë) pas ndeshjes ndaj Wolsburgut në DFB Pokal.

Ky veprim nuk iu ka pëlqyer drejtuesve të Bayernit, të cilët janë të zhgënjyer me veprimin e Lahm, pasi kanë pritur se vendimin do ta komunikojnë së bashku.

“Bayern Munich është i befasuar me vendimin e Philipp Lahm dhe menaxherit të tij. Uli Hoenes dhe Lahm kanë biseduar në muajt e fundit për një pozitë të re në klub”, thuhet fillimisht në komunikatën e Bayernit.

“Në fund të javës së kaluar ai na njoftoi se nuk dëshiron të bëhet Drejtor Sportiv dhe se dëshironte të përfundonte kontratën para kohe, pasi kishte deri me 30 qershor të vitit 2018. Ne jemi marrë vesh që komunikimin për vendimin e tij ta bëjmë së bashku”.

Krejt në fund, në komunikatën e Bayernit thuhet se Lahm ka dyert e hapura në Bayern, pasi është legjendë dhe lojtari më i rëndësishëm në dekadën e fundit.