Kurtua nuk po rinovon ende, drejtuesit e Çelsit ‘shënjestrojnë’ Donarumën

Tibo Kurtua nuk po rinovon ende kontratën e tij me Çelsin që skadon në vitin 2019. Emri portierit belg cdo ditë e më shumë po lidhet me atë të Realit të Madridit dhe drejtuesit e Bluve të Londrës nuk duan që të jenë të papërgatitur nëse ai që vendos të largohet nga kryeqyteti anglez. Sipas asaj që publikohet në median britanike dhe atë italiane, Çelsi e ka kthyer vëmendjen tek portieri 19 vjeçar i milanit, Xhanluixhi Donaruma, situatën e të cilit po e monitoron me shumë kujdes.

Kohët e fundit agjenti i futbollistit, mino Raiola ka shfaqur shumë pakënaqësi kundrejt drejtuesve të Milanit dhe në disa deklarata i ka sugjeruar Donarumës që të largohet nga kuqezinjtë, një situatë të cilën kampionët e Anglisë do të kërkojë që ta shfrytëzojë nëse do t’i jepet mundësia. Por në ndjekje të Donarumës nuk është vetëm Çelsi. Së fundmi, futbollisti italian është vënë edhe në shënjestrën e klubit francez të Paris Sën Zhermen.

sfidanti.al