Kun Aguero pëson aksident me një makinë prej 200 mijë Dollarësh

Sulmuesi I Mancester Sitit, Serhio Aguero u bë protagonist I një aksidenti rrugor teksa ishte duke shkuar në seancën stërvitore në prag të ndeshjes të së shtunës që Citizens do të luajë kundër Kristal Palas. Sipas asaj që publikohet në median britanike, makina e argjentinasit një Range Rover CLR SV me vlerë 200 mijë Dollarë pati një avari mekanike, por për fat të mirë  ky aksident nuk pati pasoja për sulmuesin.

Aguero shkoi në qendrën stërvitore vetë dhe nuk kishte nevojë për asistencë mjekësore, madje ai e kreu stërvitjen e plotë me skuadrën e tij. Aguero nuk ishte grumbulluar nga trajneri Skaloni në ndeshjet e fundit të Argjentinës për shkak të problemeve në thembër.

Kujtojmë se para 2 vitesh, Aguero pësoi aksident rrugor në Amsterdam të Holandës nga I cili doli me brinjë të thyera.

Sfidanti.al