Dëmtohet në ndeshjen e Spanjës, De Gea humbet sfidën me Liverpulin

Ndeshja me përfaqësuesen spanjolle ndaj Suedisë I kushtoi David De Geas. Portiere I mancester Junajtid pësoi një dëmtim në pjesën e dytë të kësaj sfide dhe u detyrua të braktisë ndeshjen duke ia lënë vendin portierit të Celsit, Kepa. Gardiani I portës së Mancester Junajtid është në pritje të përgjigjeve të ekzaminimeve mjekësore , por ka shumë mundësi që ai të mos jetë në gjendje që të luajë ndaj Liverpulit ditën e diel

Por jo vetëm kaq, 28 vjecari duket se është në dyshim edhe për sfidën e Europa League që Mancester Junajtid do ta luajë ndaj Partizanit të Beogradit ditën e enjte. Vlen të theksohet se De Gea vuan një dëmtim muscular në aduktorin e këmbës së djathtë.

Sfidanti.al